Elsa lila piro qako



Keywords: elsa lila piro qako
Description: Pirro Çako lindi në Tiranë në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor

Pirro Çako lindi në Tiranë në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano. Ambjenti artistik familjar krioji traditën që ndoqi më pas dhe Pirro. Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ish të bëhej kompozitor e të shkruante muzikë për të prekur zemrat e mijëra njerëzve, ti bënte ata të gjenin në këtë muzikë një ngjarje apo episod të jetës. Njohuritë e para muzikore i merr në moshen 6-vjecare, duke ndjekur degën e pianos pranë shkollës "Kongresi i Përmetit", me mesuese Lali Gabecin. Në moshën 9 vjeçare ndjek kursin e parë të kompozicionit që u hap në Pallatin e Pionerëve ne Tiranë, me inisiativen e kritikut të njohur të muzikës Spiro Kalemi. Me përfundimin e shkollës 8 vjeçare në degën e pianos Pirro vazhdon studimet në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, në degën e kantos, pasi prindërit aspironin që të bëhej një pasardhës i tyre në këtë fushë. Studimet në lice, të cilat zgjatën 4 vjet, ridimensionuan formimin e tij artistik të deri atëhershëm.

Pas një përgatitje dy vjecare me kompozitorin Aritistin e Popullit Çesk Zadeja për degën e kompozicionit dhe nga ana tjetër me Artistin e Popullit dirigjentin Rifat Tejqa në degën e dirigjimit, ju dha e drejta për të ndjekur Akademinë e Arteve në degën e dirigjimit, të cilën Pirro e kreu me sukses. Me mbarimin e studimeve të larta emërohet në Radio Tirana, ku për 5 vjet me rradhë punon si redaktor muzike në programin e dytë. Por ëndrra e tij ishte të shkruante muzikë, prandaj, duke përfituar edhe nga pozicioni i favorshëm ku punonte, fillon të shkruajë këngët e para në anketat muzikore të festivaleve për pionierë. Puna e tij krijuese jep frytet e saj hap pas hapi derisa në vitin ’88 Pirro Çako merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH dhe është fitues me këngën "E duam lumturinë". Do të pasojnë me rradhë Fest ’89 me këngën "Jemi zemrat e çdo moshe". si fitues i çmimit të dytë; Fest ’90 me këngën "Veç një herë jetojmë". fituese e çmimit të tretë dhe Fest ’91 me këngën "Horoskop ’92". gjithashtu fituese e çmimit të tretë.

Karriera e tij premtuese ndërpritet nga erërerat e forta të tranzicionit dhe ai, si mijëra bashkëatdhetarë, largohet nga Shqipëria drejt perëndimit, për një jetë aq të ëndërruar dhe të panjohur, për tu vendosur në Paris. Me kalimin e viteve fillon të ndjejë mungesën e publikut shqiptar dhe bën një tentativë të parë për tu rikthyer në Dhjetorin e vitin ’94 ku merr pjesë në Festivalin e RTSH me këngën "Një tren drejt lindjes". Por situata në Shqipëri nuk premtonte, kështu që, me përmbushjen e kësaj dëshire që kish munguar prej kohësh, rikthehet në Paris dhe shkruan muzik ë n e filmit "Larg Barbar ë ve" te regjisores shqiptaro-franceze Liri Begeja.

Viti ’95 për Pirron nuk ishte si gjithë të tjerët. Për herë të parë bëhet baba dhe dëshira për ti qëndruar afër të birit, Anthony, dhe Invës, e cila ndërkohe kishte filluar të hidhte hapa gjigandë ne karrierën e saj, e detyrojnë për disa vite të qendrojë larg jetës artistike shqiptare. Gjatë kësaj kohe njihet më mirë me muzikën variete franceze dhe e finalizon atë me marrjen e diplomës në "Ecole Normale de Musique de Paris / Alfred Cortot" në degën e kompozicionit për muzikë filmi. Kjo kurorëzon dhe pasionin e tij për kompozicionin.

Ana tjetër e pasionit mbetej muzika e bukur dhe publiku që i mungonte gjithnjë e më shumë. Pas një periudhe 7 vjeçare, Pirro vendos të rikthehet jo si turist, por kësaj rradhe si kantautor, ëndrra që e kishte tunduar gjatë gjithë jetës. Ideja se ishte djali i një këngëtari të madh dhe bashkëshorti i një sopranoje po aq të talentuar e kishin vënë përpara një përgjegjësie artistike. Do të shfaqej dhe ai si këngëtar një ditë vallë. Ëndrra u bë realitet në Tetor të vitit 2000, kur Pirro Çako bashkë me Rovena Dilon fitojnë çmimin e parë në Festivalin e Kënges Magjike në interpretimin e këngës "Për një çast më ndali zemra". Kjo i dha besimin në vetvete dhe hapi portat për të vazhduar karrierën si kantautor. Po atë vit ai fiton çmimin e tretë në Festivalin e 40 në RTSH me këngën "Antinostradamus". por kësaj rradhe vetëm si kompozitor.

Një vit më vonë së bashku me Redon Makashin është fitues i çmimit të tretë me këngën "Falja njërit dashurinë" në Festivalin e Kënges Magjike, ndërsa në vitin 2003 kënga "Unë ai, Ti ajo" fiton çmimin e kantautorit më të mirë po në këtë festival. Po n ë at ë festival k ë nga "Kuturù " e k ë nduar nga Aleksand ë r Gjoka fiton çmimin e dyt ë.

Në Qershor 2004 publikon albumin e tij të parë të titulluar "Herët a vonë". Brenda tij gjenden 15 këngët më të mira që ka kompozuar e kënduar që nga pranvera e vitit 2000, por pjesa më e madhe e tyre dëgjohen për herë të parë nga publiku shqiptar. N ë vitin 2005 fiton çmimin e tret ë n ë festivalin e k ë ng ë s magjike me k ë ng ë n "Let ë r dashurie ". Veç k ë saj juria e vler ë soi me çmimin "Çesk Zadeja" p ë r kompozimin m ë t ë mir ë. Nj ë vit m ë von ë. n ë Korrik 2006, Pirro Çako prezantohet n ë publik me nj ë album krejst ë sisht t ë ri me titull "Mos m ë krahaso". Ky album u shpall nga revista Kult albumi m ë i mir ë i vitit 2006 p ë r Shqip ë rin ë. Kosov ë n dhe Maqedonin ë. K ë nga "Pa ty, pa mua " fiton çmimin e dyt ë n ë Dhjetor 2006 n ë festivalin e RTSH-s ë. Gjat ë edicionit t ë gjasht ë t ë maraton ë s p ë r videoklipin m ë t ë mir ë Pirro konsiderohet interpretuesi me i mire mashkull n ë videoklipin e k ë ng ë s "Ah, moj dashuria ime ".

Pirro Cako realizon ë ndrr ë n n ë vitin 2007, s ë bashku me disa bashk ë pun ë tor ë e miq, t ë cil ë t ndihmuan n ë ngritjen e nj ë studio regjistrimi t ë nivelit bashk ë kohor n ë Tiran ë. Kjo ë sht ë nj ë studio e hapur p ë r t ë gjith ë artist ë t t ë cil ë t duan t ë kontribuojn ë n ë zhvillimin e muzikes shqiptare t ë er ë s s ë re.






Photogallery Elsa lila piro qako:


PIRRO & ELIZA & ROSELA - NJE TJETER JETE.mp4 - YouTube


Halloween 2011 - Etienne Balli


sanco panco - YouTube


ALBA VIP Thashetheme: Shota Baraliu


Drive List


ALBA VIP Thashetheme: Bertan Asllani


ALBA VIP Thashetheme


ELIZA NEW cica.jpg


cathys-curse-movie-poster-1977 ...


getting-out-movie-poster-1994- ...


taboos-of-the-world-movie- ...


DJ EDI H @ NYC ALBANIAN PARADE AFTER PARTY 2013 - YouTube


Alban Skenderaj - X Factor Albania 2 - Live Show - YouTube


Albania w Konkursie Piosenki Eurowizji - Wikiwand


prologue-movie-poster-1970- ...


the-outlaws-is-coming-movie- ...


sanco panco - YouTube


ulqin burri 1.jpg